Udhëzimi për hapjen e shkollave, prindërit: S’jemi informuar

14 shtatori do të rikthejnë në bankat e shkollës nxënësit. Komiteti i Ekspertëve në Ministrisë e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja të nisjes së procesit mësimor. Ky udhëzues ka ngritur shumë pikëpyetje. Disa prej prindërve, thonë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga shkolla dhe për udhëzuesin janë informuar nga mediat dhe se disa prej masave i cilësojne të pazbatueshme.

”Janë pak abstrake sepse jo të gjitha mund të zbatohen, duke dikur edhe shkollat sesa kapacitet kanë dhe na duket pak e vështirë. Rreth 35 nxënës, ndoshta bëjnë edhe pasdite, mund të jetë e vështire. Mbajta e maskës për një kohë të gjatë është e dëmshme, sepse i njëjti ajër thithet për një kohë të gjatë”.

Fëmijët thonë se do ta kanë të vështirë të qëndrojnë me maskë në orën e mësimit. Në vendin tonë një ndër opsionet e procesit mësimor është dhe ai i kombinimit të mësimit në klasë me atë online në varësi të rrethanave dhe situatës epidemiologjike. Por për prindërit kjo metodë nuk ka qenë produktive.

”Mësimi online për mua nuk është fare po fare produktiv për të vetmen arsye se nuk marrin asnjë gjë, janë thjesht disa materiale që hedhin në internet dhe nxënësi mund ti marri për 5-10 minuta dhe me këto minuta duhet ti kthej përgjigje atyre pyetjeve, kshu që nuk është se asimilon dije”.

SHKARKO APP