Udhëzimi për shqiptarët në Greqi, kush duhet të kishte dalë para 31 marsit gjobitet 1200 euro
Shqiptarët që duhet të kishin dalë nga zona shengen para 31 Marsit, por janë ende në greqi rrezikojnë 1200 euro gjobë, ndërsa ata e plotësojnë 90 ditëshin pas kësaj date do të falen. Ky ëhstë udhëzimi i mbërritur në doganat greke për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Shqiptarët që do të kapen në Greqi, por u ka mbaruar afati i qëndrimit në vendet e zonës Shengen para 31 marsit, rrezikojnë të gjobiten me 1200 euro.
Ndërsa të gjithë të tjerët, që afati 90 ditor i skadon pas kësaj date, nuk do të penalizohen nga autoritetet greke.
Ky është udhëzimi i qeverisë greke i mbërritur në pikat kufitare dhe policisë në vendin fqinj, në kuadër të situatës së re të krijuar mes dy vendeve për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Ata që duhet të ishin larguar nga Greqia para 31 Marsit do të ndëshkohet, pasi autoritetet greke kanë vlerësuar se ata nuk kanë shfrytëzuar kohën që kanë pasur në dispozicion për të dalë nga Greqia.
Ndërsa për grupin e dytë, është marrë në konsideratë ndalimi i qarkullimit edhe në Greqi, ndaj është vendosur si afat një muaj pas kalimit të pandemisë së koronavirusit.
Udhëzimi i autoriteteve greke vjen në një kohë, kur disa emigrant shqiptarë kanë denuncuar se janë gjobitur në Greqi, edhe pse kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se ata nuk do të penalizoheshin.
Në tokën neutrale në Kakavijë raportohet se janë dy emigrantë, ndërsa 15 mësohet se janë bindur rregullit të ri dhe po qëndrojnë në karantinë në një hotel.
Ndërkohë në Korçë, është hapur hoteli i dytë që do të presë emigrantët jo rezidentë në Greqia që lejohen të futen në kufi.
Hoteli parë i shndërruar në karantinë ka plotësuar të gjithë kapacitetet, ndërsa aty ndodhen 50 persona.