Udhëzimi, si ta çregjistrosh makinën tënde
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka dhënë udhëzimin sot se si ta çregjistrosh përkohësisht makinën tënde. Sipas DPSHTRR, sipas procedurës për çregjistrim të përkohshëm të mjetit, personi i interesuar duhet të paraqitet pranë sporteleve të shërbimit me këto dokumente:
Dokument identifikimi
Lejen e qarkullimit të mjetit
Targat e mjetit
Pagesën e taksave deri në datën e çregjistrimit
Tarifën e shërbimit 1000 Lekë
Drejtoria thekson se duhet rezervuar online për takimin në sportel në: https://www.sporteli.dpshtrr.com