Ujë fiziologjik në vend të vaksinës? Rama gati të japë provën

Më 11 janar nisi procesi i vaksinimit në Shqipëri dhe të shumtë janë skeptikët dhe gjithashtu është thënë se në vend të vaksinës po injektohet ujë fiziologjik. Sot kryeministri Edi Rama pasi bëri dhe dozën e dytë të vaksinës premtoi se do të publikojë rezultatet e analizave të antitrupave.

”Ne kemi për detyrë që qytetarëve t’ua sigurojmë vaksinën. Vaksina nuk është më detyrim, është më dëshirë. Askush nuk është i detyruar ta bëjë. Vaksina nuk është me pagesë, por është falas. I’u them të gjithëve që te mos hezitojnë ta bëjnë vaksinën. Sic kam premtuar do t’iu vë në dizpozicion edhe analizën e antitrupave për të parë ka pas apo s’ka pas efekt, ka qënë ujë fiziologjik nga rrjedha e kokës së analistëve, apo ka qënë Pfizer. Për të tjerat duhet durim, neë jemi këtu ditë natë”,-tha Rama.

SHKARKO APP