Ujë i zi e bagëti të ngordhura, pamje të frikshme nga lumi Osum në Berat

Pamje të frikshme vijnë nga shtrati i Lumit Osum në Berat këtë të dielë.

Uji i lumit është ndotur, ndërsa në anë të tij gjenden bagëti të ngordhura.

Dyshimet janë se shkak për ndotjen e lumit mund të jenë bërë derdhjet e fabrikave të përpunimit të ullirit.

Situata ka krijuar shqetësim mes banorëve, por ende asnjë reagim nga Bashkia dhe institucionet e tjera lokale që kanë për detyrë të monitorojnë respektimin e ligjit.

Ndotja e lumit Osum ka qenë një problematikë e vazhdueshme që duket se nuk ka marrë zgjidhje.

Ora News - Nxihet uji i Osumit në Berat, pamje të frikshme nga shtrati i lumit

SHKARKO APP