Ujësjellësi, Haxhinasto: Kemi më shumë roje se hidraulikë

 

Ministri Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka organizuar një takim, me donatorët e sektorit të ujësjellës kanalizimeve, me fokus trajnimin e punonjësve të ujësjellësave dhe çertifikimin e tyre. Ky takim i organizuar në bashkëpunim me USAID dhe me shoqatën e Ujësjellës Kanalizimeve dhe SHUKALB, i hap rrugë fillimit të trajnimit dhe më pas çertifikimit të gjithë punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve. Grupi i parë i të punësurve do të trajnohet dhe çertifikohet brenda vitit 2017.

Ministri Haxhinasto tha se faktori njerëzor është shumë i rëndësishëm në reformën e ujësjellës kanalizimeve, dhe për këtë arsye trajnimi dhe me pas çertifikimi i punonjësve, është  domosdoshmëri, për një menaxhin sa më efikas të sektorit.

Ministri tha se në fillim të kësaj reforme  ishte e nevojshme një analizë e plotë e gjëndjes aktuale të kapaciteteve njerëzore, pasi rezulton se rreth 40 % e humbjeve vijnë pikërisht nga burimet njerëzore të pakualifikuara që ndikojnë në keqmenaxhimin e ndërmarrjeve. Trajnimi dhe çertifikimi, synon që të rrisë kapacitetet aktuale njerëzore.

Haxhinasto tha se situate është shumë problematike, ku numri më i madh i të punësuarve janë roje dhe jo hidraulikë e menaxherë, si dhe tërhoqi vëmendjen për numrin e ulët të grave të punësuear në këtë sektor.

Zoti Haxhinasto tha se në sajë të bashkëpunimit me donatorët si Banka Botërore, Bashkimi Europian, GIZ, USAID dhe ADA synohet  institucionalizimi  proçesit dhe hartimi të bazës ligjore përkatëse, që do të bëjë të mundur që çdo i punësuar aktual të trajnohet dhe çertifikohet për pozicionin që mban. Gjithashtu  çdo kandidat që do të donte të punonte në sektor, duhet të kaloj nëpërmjet një proçesi kualifikimi dhe çertifikimi në mënyrë që të sigurohet profesionalizëm dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve  për qytetarët dhe mirëmenaxhim të aseteve.  Ministri Haxhinasto falenderoi të gjithë donatorët që po japin kontribut në këtë proces. 

SHKARKO APP