Ujësjellësi nis punimet për të furnizuar 800 familjet në Kodër Vilë
Por duket se po çelet një shpresë për këta banorë. Ujësjellës Kanalizimet në Durrës kanë nisur investimin për furnizimin e mbi 3 mijë banorëve të Kodër Vilës me ujë në zonën e Kodër Vilës dhe zonën e Çezmës së Ferrës.
Zona e Kodër Vilës, për shkak të terrenit nuk ka pasur furnizim të rregullt me ujë gjithë këto vite.
Punimet po kryhen me fondet e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe pas përfundimit të tij, një investim i ngjashëm pritet të realizohet edhe në Kodrën e Rrashbullit.