Ujëvara e Sotirës, një destinacion pranveror
Aktualitet E Diel, 8 Maj 2022 14:39
U zbulua për publikun 10 vite më parë, ndërsa më herët ujëvara e Sotirës njihej vetëm nga banorët e fshatit me të njëjtin emër. Pamja mbetet e njëjtë, përrallore, mahnitëse edhe kur e viziton çdo vit.
Maj-qershor është periudha më e përshtatshme për ta vizituar ujëvarën pasi shkrirja e borës shton prurjet e ujit dhe pamja bëhet më mahnitëse.
Të shumta janë grupimet që këtë destinacion mes Gramshit e Beratit ua sugjerojnë grupeve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

