Uji përmbyt kampin në Shkodër, dhjetra banesa të izoluara

Rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi të tjera janë të përmbytura në bashkinë Shkodër. Janë evakuar 5 familje me 23 banorë. Gjithashtu janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë, nga këta 50 nxënës shkollë.

Raportimet e Ministrisë së Mbrojtjes flasin për 80 ha tokë të përmbytura në zonën e Livadheve. Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4.

Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave. Nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në njësisë Administrative Dajç

Janë mbi 940 ha tokë e përmbytur. Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji. Është kërkuar të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit dhe është bërë ndërhyrje e përforcimit me thasë më rërë.

Në njësinë Administrative Ana Malit

Janë mbi 1200 ha tokë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pakalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezence uji.

Njësia Administrative Bërdicë: janë mbi 530 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Velipojë: janë mbi 100 ha tokë të përmbytura.

Njësia Administrative Rrethina: janë 70 ha tokë të përmbytura.

Nga Ministria e Mbrojtjes janë derguar 18 tone koncentrat dhe 5 mije thasë per perforcimin e argjinatures ne Pentar si dhe 500 pako ushqimore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?