Ukraina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për grurin, Erdogan: Makthi i urisë në botë u shmang
Edhe pse lufta është në ditën e 149, sot Ukraina dhe Rusia nënshkruan dy marrëveshje të veçanta në Stamboll me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara, kjo për eksportin e drithit dhe produkteve bujqësore përmes Detit të Zi.
”Ditë historike, makthi i urisë në botë u shmang”, u shpreh presidenti turk Reccep Tayip Erdogan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.
”Ne jemi krenarë për rolin tonë në këtë iniciativë që ka zgjidhur krizën globale të ushqimit. Marrëveshja e sotme ka të bëjë me të gjitha kombet e botës, nga Afrika në Azi, dhe ne po shmangim së bashku makthin e urisë globale”.