UKT: Mungon uji në Tiranë, ja zonat konkrete

 

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka njoftuar të gjithë qytetarët se si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme, ka turbulencë në liqenin e Bovillës dhe se për këtë arsye, disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë.

Kështu, zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht me ujëjanë Kinostudio, Xhamlliku, Alliasi, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Durrësit.

Ndërkohë që stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës.

SHKARKO APP