UKT në aksion në zonën e autostradës Tiranë-Durrës

Në 2 ditë të kontrolleve të biznesit nga UKT, në kuadër të reformës së ujit, janë inspektuar 68 subjekte dhe është shoqëruar një nga administrator për shkak të shkeljeve. Aksioni që do të zgjasë 7 muaj ka për qëllim verifikimin e ligjshmërisë së subjekteve me UKT, matësat, lidhjet dhe nëse janë ose jo debitor.

Në 48 orët e të inspektimeve nga UKT janë ushtruar kontrollet në 68 subjekte dhe është shoqëruar në komisariat një administrator biznesi pasi në subjekt u zbulua lidhje e paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit.

Ora News ndoqi një aksion rutinë të UKT në kuadër të refomës së ujit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Inspektorët verifikuan subjektet në zonën e autradës Tiranë-Durrës, ku ka përqendrim më të madh të bizneseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontratat me Ujësjellësit, matësit bashkë me elementët e sigurisë kanë qenë nën verifikimin e inpektorëve.

Evis Gjebrea: Nëse subjekti ka një kontratë dhe verifikohet në kohë reale me sistemin e Ujësjellësit, sistemin online, nëse ky subjekt është debitor apo jo dhe në rast se rezulton debitor verifikohet nëse ka lidhur një akt-marrëveshje për shlyerjen e debisë apo jo. Verifikohet nëse ka një ujë-matës të instaluar dhe shikohen sigurisht edhe nëse është i shoqëruar me elementët e sigurisë, verifikohet pika e lidhjes dhe rrjeti i brendshëm i subjektit.

Pas çdo akt konstatimi, administratori i biznesit duhet të firmosë procesverbalin.

Në rast se ka kundravajtje ai shoqërohet në polici, ndërsa detyrimet e papaguara duhet ti paguajë pranë UKT.

Janë 9 grupe në terren nga UKT në zonat si Unaza e re, Zona e Dajtit dhe autostrada.

Sipas zv/drejtores së UKT, Evis Gjebrea, aksioni i biznesve do të zgjasë 7 muaj.

Evis Gjebrea: Rasti konkret ka qenë një lidhje e paligjshme, kur ka ndërhyrje në rrjetin tonë kjo konsiderohet një vepër penale, apo kur ka ndërhyrje në matës. Këto janë rastet që ne kemi verifikuar. Sigurisht ne kemi një plan ditor, zonat mund të shtohen por një zonë nuk mund të verifikohet brenda ditës. Verifikimi vazhdon përsëri në këto zona që kemi përcaktuar.

I njëjti proces do të ndodhë edhe tek konsumatorët familjarë, afati i të cilëve është shtryrë deri në datën 28 shkurt.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?