UKT njofton mungesën e ujit në shumë zona të Tiranës

 

UKT ka njoftuar të gjithë qytetarët e Tiranës se, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike të ditës së djeshme, ka turbulencë në Liqenin e Bovillës dhe për këtë arsye disa zona të kryeqytetit do të kenë mungesë të furnizimit me ujë.

Zonat të cilat nuk furnizohen momentalisht janë Kinostudio, Xhamlliku, Alliasi, Pazari i Ri, 5 Maji, Laprakë, Rruga e Kavajës dhe Rruga e Durrësit.

Stafi i UKT-së po punon intensivisht për kthimin në normalitet të situatës!

/ Top Channel 

SHKARKO APP