Uldedaj Doshit: Ti i vetmi blerës votash, pastaj doje paratë mbrapsht

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e Tom Doshit përmes kryetarit të Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj.

Në një postim në Facebook, Uldedaj i cilëson akuzat e Doshit se LSI ka blerë vota në favor të kandidatit demokrat në Bashkinë e Vaut të Dejës si krejtësisht të pavërteta.

Ai vijon duke akuzuar Tom Doshin si të vetmin person i cili ka tentuar të blejë vota në atë bashki dhe shton se pas rezultatit zhgënjyes, ka tentuar t'i marrë mbrapsht paratë.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të Fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau i Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nënçmoj dhe e mëshirojë deklaratën e Tom Doshit dhënë në media,lidhur me fitoren tonë në Bashkinë Vau i Dejës. Ia kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë, duke demonstruar një pështjellim dhe çorientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti I humbjes së thellë të 21 Qershorit, në bashkinë Vau i Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkoi ta hipotekonte, si çiflig për vete. Për ata që nuk e dinë, por edhe Këtij zotërisë, unë po i rikujtoj se në 21 qershor, Ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5-­të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau i Dejës. Besoj se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009, vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundmi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi, se i dëshiruemi”. Nuk justifikohet humbja e thellë dhe e pastër në këto zgjedhje me justifikime dhe mashtrime të radhës. Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë realizuan një fitore të pastrër dhe të pakontestuar", shkruan Uldedaj.

 

 

SHKARKO APP