Uldedaj sfidon Doshin: Asnjë votë e blerë nga LSI në favor të PD­së

 

Pas deklaratës së ditës së djeshme nga Tom Doshi, se LSI ka blerë votat në qarkun e Shkodrës, ka reaguar Partia Demokratike me anë të kryetarit të Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj. Në një postim në facebook, Uldedaj shprehet se teza e Doshit se LSI ka blerë vota në Vaun e Dejës në favor të Pd­së bie poshtë nga të dhënat e numërimit. Uldedaj thekson se në zonat ku LSI ka marrë vota, kandidati i PD­së ka humbur, fakt që rrëzon pretendimin e Doshit. Sipas tij, faktet janë kokëfortë dhe gjithçka e thënë nga Doshi është përpjekje për të zbehur punën e strukturave të PD­së në këtë zonë.

“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të Fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nëncmoj dhe e mëshirojë deklaratën e Tom Doshit dhënë në media,lidhur me fitoren tonë në Bashkin Vau Dejës. Ja kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë,duke demostruar një pështjellim dhe corientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti I humbjes së thellë të 21 Qershorit, në bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkoi ta hipotekonte, si ciflig për vete. Për ata që nuk e dinë, por edhe Këtij zotërisë, unë po i rikujtoj se në 21 qershor, Ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5­të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës. Besojë se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009,vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi se i dëshiruemi”. Teza e fundit e zotit Tomë, se LSI, paska ble vota për ne është jo vetëm fëminore, por e pakuptimët dhe një mashtrim I radhës. Po të blinte vota LSI, do ti blinte për vete dhe jo për të Tjerët. Referuar shifrave zyrtare LSI­ja, në Bushat ka marrë vetëm 580 vota dhe në njësin administrative të Vau Dejës ka marrë 443 vota. Është fakt dhe është zyrtare ne faqen e KQZ, se në ato qendra votimi ky LSI­ ja, ka arrit të marrë vota si në: (Kosmac, Shkjez, Bushat Qendër, Pasterpat Barbullush, Mjedë, dhe Narac), Kandidati jonë, zoti Zef Hila dhe PD­ja, si subjekt i kanë humbur këto qendra votimi me diferencë pothuajse aq vota sa ka marrë LSI­ja. Faktet janë kokëforte dhe konsiderohet dëshpruese përpjekja e kundërshtarëve tanë politikë, që të zbehin punën e palodhur të strukturave të PD­së, të kësaj zone dhe vlerat e Kryetarit të kësaj Bashkie Zotit Zef Hila.”, shkruan Uldedaj.

SHKARKO APP