Ulen eksportet shqiptare me Kosovën dhe Maqedoninë
Tarifat doganore për eksportet shqiptare drejt Kosovës vazhdojnë të mbeten një pengesë për tregtinë me shqipërinë. Sipas të dhënave të Instat përgjatë muajit shkurt shkëmbimi i mallrave ka pësuar uljen më të madhe me rreth 16 %. Presidenti i qendrës së eksporteve shqiptare Alban Zusi e cilëson këtë ndryshim sezonal por ngre si problem tarifat doganore që kapin një vlerë prej 240 euro
Alban Zusi: “Një transaksion ‘import’, apo ‘export’, cilidoqoftë, kushton së paku 240 euro në kufi. Me gjithë kostot që atje ka, pra: kostot e agjensive doganore, kostot e skanerit…”
Pavarësiht premtimit për lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve Zusi shprehet se ende nuk është konkretizuar asgjë.
Alban Zusi: “Mjafton që të ulemi e të krijojmë një komision të përbashkët për të analizuar këto barriera”
Ndërkohë tregtia me Maqedoninë sipas eksportuesve lidhet me barrierat artificiale.
Alban Zusi: “I mban produktet shqiptare 5 deri në 7 ditë në kufi për t’u bërë analizat”
Ulja e euros po i vendos në vështirësi eksportuesit shqiptar dhe për këtë kërkojnë një analiza të menjëhershme nga shteti.
Alban Zusi: “Afro 130 milionë euro xhiro të munguar në treg
Sipas Instat vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe gjatë shkurtit 2018 janë: Kosova me -16,1 %, Maqedonia me -29,8 % dhe Serbia me -1,5 %.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

