Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për sot

Këtë të enjte vendi ynë do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.

Por mesdita sjellë zhvillim të tyre duke gjeneruar rrebeshe, më të dukshme në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Problematike mbetet gjithashtu parametri i erës në shumë zona.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe vranësirat e dendura do të jenë të pranishme në të gjithë terrritorin. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mestare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë 2-3 ballë.

SHKARKO APP