Ulen rastet e reja nga Covid-19, sërish një viktimë në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit është ulur numri i rasteve të reja, por është shënuar një humbje jete nga Covid-19. ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73-vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës”.
Nga 3,046 testime kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë, në këto bashki: 21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.
Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë. Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (09 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,046
Testime totale 932,991
Raste pozitive 133,981
Raste të shëruara 130,439
Raste aktive 1,082
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 382
Shkodër 161
Vlorë 114
Elbasan 103
Fier 90
Lezhë 63
Durrës 52
Berat 48
Kukës 25
Gjirokastër 21
Korçë 17
Dibër 6