Ulen sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar përsëri çmimin e karburanteve ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, nafta do të shitet me çmimin 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes së benzinës do të jetë 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazi do të shitet me çmimin 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet

Swiss Digital Mobile Reklama

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 4 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?