Ulen shifrat nga Covidi, 8 viktima dhe 344 raste të reja në 24 orë
Vendi po pëson një rënie të shifrave nga pandemia e Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2145. ”2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-informon Ministria e Shëndetësisë.
Po në 24 orët e fundit janë kryer 1993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë. ”90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan”.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Sot janë kryer 1714 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 48,229 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Statistika (22 Mars 2021)
Raste të reja ditore 344
Të shëruar në 24 orë 699
Të shtruar në spitale 399
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 1993
Testime totale 534,789
Raste pozitive 121,544
Raste të shëruara 85,846
Raste aktive 33,553
Humbje jete 2145
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22823
Fier 2642
Durrës 1476
Vlorë 1364
Shkodër 1276
Gjirokastër 1228
Korçë 794
Lezhë 637
Elbasan 463
Kukës 341
Dibër 337
Berat 172