Ulen temperaturat dhe reshje debore në male

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu. Në veri të vendit, mbi 1.500 m, priten reshje të pakta dëbore.

Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare. Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 14/22°C; në vendet e ulëta: 13/22°C; në vendet malore: 6/14°C.

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?