Ulen temperaturat, nis dëbora në disa zona të vendit

Ditët e para të vitit 2016 kanë nisur në të gjtihë vendin me ulje temperaturash dhe reshje shiu në të gjtihë vendin, ndërkohë që në zonat e thella malore kanë nisur reshjet e para të dëborës për këtë vit.

Tirana sot është gdhirë nën reshje shiu të cilat zëvëndësuar rrezet e diellit ë cilat ishin të pranishmë edhe në fund të vitit, ndonëse gjatë orëve të natës temperaturat ranë disa gradë nën zero.

Sipas informacioneve të shërbimit meteorologjik, gjatë gjithë javës vendi ynë do të shoqërohet nga shi dhe temperatura të ulëta, ndërkohë që në zonat veriore e veri-lindore temperaturat janë ulur akoma më shumë duke i lënë vendin kështu dëborës dhe acarit, kushte karakteristike të stinës së dimrit.

Dëbora ka zbardhur disa zona të thella në Tropojë dhe malet e Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut etj.Shërbimi meteorologjik bën të ditur se temperaturat gjatë ditëve në vijim do të jenë të ulëta dhe sasia e reshjeve të shiut e dëborës që do bien do të jenë të konsiderueshme.

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në disa zona të qarkut juglindor konkretisht në Devoll dhe në fshatin turistik të Dardhës. Në Dardhë trashësia e dëborës arrin 10 cm, në Kapshticë 5 cm

Policia i ka kërkuar drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes pasi si pasojë e ngricave dhe rreshjeve të dëborës në aksin rrugor Tuneli Kalimashit – Morin mund të kenë probleme, duke iu rekomanduar që të bëjnë kujdes e të ecin me shpejtësi të kufizuar, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjithashtu, policia saktëson se, në akset rrugore Krumë –Qafë- Prush dhe Bajram Curri – Lekbibaj – Valbonë – Fierzë, ka rreshje dëbore dhe qarkullohet me zinxhirë, ku këshillohet që drejtuesit e mjeteve të levizin me shpejtësi të kufizuar.

SHKARKO APP