Ulen temperaturat, shtohen pacientët me virozat e stinës. Urgjenca e Bulqizës e tejmbushur

Në spitalin e qytetit të Bulqizës është shtuar fluksi i pacientëve që paraqiten me simptomat e virozave të stinës.

Në urgjencë ka më shumë pacientë se çfarë lejon kapaciteti. Më të prekur rezultojnë fëmijët dhe grupmoshat e treta.

Sipas drejtorit të spitalit, Haziz Jella, çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore 30 deri në 40 pacientë. Mjeku kërkon që të prekurit nga viroza gripale të bëjnë kujdes duke marrë mjekimin e duhur dhe të shmangin lëvizjet.

SHKARKO APP