Ulërima dhe vrap! Rama: Shikoni çfarë u bën policia njerëzve (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, pasi paralajmëroi se Ushtria dhe Policia do të përdorë ujë dhe gaz lotësjellës për të pabindurit, këtë herë ka postuar një video nga Algjeria edhe pse në fillim tha nga Spanja, si shpërndahen njerëzit në rrugë nëse nuk respektojnë distancën.
E njëjta mënyrë do të përdoret edhe në Shqipëri, thotë kreu i qeverisë nëse nuk kemi durim për të mbajtur distancë nga njëri-tjetri për të mbaruar të gjithë punë me radhë. “Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”.
Për Partinë Demokratike, videoja është e rreme, pasi nuk janë pamje që vijnë nga Spanja, por Algjeria. “Video-ja e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë”.
Postimi i plotë
Këtë video po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri-tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar. Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë.