Ulet çmimi i shalqirit, fermerët të pakënaqur

Çdo ditë me dhjetëra kamionë nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit furnizohen me shalqi në Divjakë. Fermerët duket se nuk do të kënaqen këtë vit me çmimin që po shitet shalqiri. Shumë prej tyre që kanë dalë në rrugë për të shitur thonë se çmimi nuk mbulon kostot e prodhimit. Sot ata e shesin një kilogram nga 5 deri në 10 lekë, një shifër kjo për të cilën thonë se është më e ulëta në 3 vjet.

“Sot shalqiri po shitet me 100 lekë të vjetra. Nuk na ndihmon shteti, sikur edhe me një subvencion të vogël”, thotë një fermer. “Ne nuk marrim as gjysmën e lekëve që kemi hedhur në tokë, e jo më të marrim fitimin. Jemi të detyruar që të dalim ne xhade e të shesim një kokërr shalqi e të ushqehemi se kemi borxhe nëpër dyqane”, ankohet një tjetër fermer.

Për këtë situatë ka fermerë të cilët akuzojnë pikat e grumbullimit që sipas tyre vendosin çmimin sipas interesit. “Ne e dorëzojmë në pikat e grumbullimit dhe ata na e kërkojnë me 150 lekë të vjetra”, shprehet fermeri. Edhe pse çmimi është i ulët, fermerët janë të detyruar ta shesin sepse koha e pjekjes po kalon, dhe nëse nuk shitet prodhimi do të mbetet në tokë dhe dëmi do të jetë edhe më i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?