Ulet ndihma ekonomike. Në Kamëz, nga 3800 familje ndihmohen vetëm 550

Mbi 20 mijë familje u refuzuan nga skema e trajtimit me ndihmë ekonomike në rang vendi për vitin e shkuar. Në Kamëz, gjatë vitit 2018 trajtoheshin 3800 familje me ndihmë ekonomike, ndërsa sot numri është 550. Pra, një ulje drastike e familjeve përfituese.

Lavdërimi trajtohej me ndihmë ekonomike deri në gusht të vitit të shkuar. E gjejmë teksa bën ecejake para Zyrës së Shërbimeve Bathore, pjesë e Bashkisë Kamëz.

“Unë punoj me ditë. Ajo ndihmë prej 60 mijë lekësh më zgjidhte punë se paguaja ujë, drita, ndonjë thes miell. Tani vetëm gruaja punon pastruese”, thotë burri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lavdërimi na çon në barakën ku jeton. Na tregon se ka aplikuar të bëjë një ngrehinë sa të fusin kokën: “Bashkia e Kamzës ka dërguar përgjigjje që nuk më pajis me leje ndërtimi. Me 800 lekë në xhep dola sot. Solla me autobus fëmijët në shkollë. Tani do të kthehem në këmbë në shtëpi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë e Kamzës janë gjithsej 37 000 familje. Vetëm 550 prej tyre marrin ndihmë, ose 2%. Nga bashkia na thonë se duhet të ishin të paktën 10% e familjeve që të trajtoheshin me ndihmën ekonomike.

Ulet ndihma ekonomike. Në Kamëz, nga 3800 familje ndihmohen vetëm 550

Top Channel

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?