Ulet numri ji të burgosurve shqiptarë në Itali, më shtohen numri i femrave
Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar statistikat e fundit të numrit të përgjithshëm të burgosurve me nënshtetësi të huaj në Itali deri më 31 janar 2020. Të burgosurit shqiptarë konfirmohen ndër më të shumtit duke u renditur në vendin e dytë pas të burgosurve me kombësi marokene.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të përditësuara deri më 31 janar 2020 vihet re një reduktim i vogël i numrit të përgjithshëm të të burgosurve shqiptarë ndërkohë që është shënuar një rritje e numrit të të burgosurave femra.
Aktualisht në burgjet italiane ndodhen 2386 të burgosur shqiptarë, 27 prej të cilëve janë femra, ndërsa deri më 30 shtator 2019 nurmi i tyre ishte 2429, e 18 ishin femra. Jo indiferente në shifra shfaqet rritja brenda 3 muajve e numrit të të burgosurave femra.
Vetëm pak orë më parë një shtetase shqiptare u arrestua nga autoritet italiane në Ventimiglia e akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal për trafik të emigrantëve klandestinë në të ashtuquajturën “rruga ballkanike”.
Operacioni i koduar “Sciarun” çoi në vënien në pranga të 10 personave. Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12% të numri të përgjithshëm të të burgosurve me kombësi të huaj që aktualisht janë 19.841 mes të cilëve 967 janë femra.
KOHA JONË SONDAZH

