Ulet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Itali, gjatë 24 orëve të fundit regjistrohen 50 më pak se dje
Është ulur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Autoritetet fqinje publikuan këtë pasdite shifrat e reja, ku rezulton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 232 pacientë, duke e çuar bilancin total të viktimave në 27 682.
Kujtojmë se një ditë më parë uregjistruan 382 viktima nga COVID-19, pra 50 më shumë se në 24 orët e fundit.
Të infektuarit e rinj me virusin vdekjeprurës janë ulur gjithashtu në 2086 raste, ndërsa në total numri i të infektuarve ka shkuar në 203 591 personash.