Ulja e borxhit publik, Preçi: “Duhen politika fiskale që rrisin produktivitetin e prodhimit vendas”
Ulja e borxhit pubik dhe rikthimi i ekonomisë në kushte normale, sipas ekspertëve të ekonomisë, vjen nëpërmjet hartimit të politikave fiskale që nxisin produktivitetin e prodhimit vendas. Eksperti, Zef Preçi në një intervistë për televizionin SCAN thekson se duhet kujdes sa i takon politikave të investimeve
“Rikthimi tek prodhimi vendas, normalja e politikave fiskale që stimulojnë mbjelljen e çdo metri katror të tokave bujqësore. Ndërmarrja e politikave që rrisin nxitjen e produktivitet të prodhimit vendas, rritjen e shkallës së përpunimit në vend të lëndëve të para mbeten faktorë të rëndësishëm si për të absorbuar fuqinë e ulët punëtore, por edhe për të bërë ekonominë më shëndetshme si në rajon edhe në BE.”
Sipas ekspertit të ekonomisë, krahas pandemisë dhe tërmetit një tjetër faktor që ndikoj në rritjen e borxhit publik janë edhe lidhja e kontratave të partneritetit publik- privat
“Në rastin e Shqipërisë ka faktorë që nuk janë të zakonshëm në vendet e tjera sic është angazhimi për kontratat e PPP-ve çfarë do të thotë se me të gjithë kushtet e pandemisë dhe problematikat e shkaktuara prej saj, qeveria i është përmbajtur me rreptësi detyrimeve kontraktuale, që i lë peng të ardhurat e qytetarëve shqiptarë që do të mblidhen në vitet e ardhshme. ”
Sipas Preçit, ekonomisë sonë i duhet deri në 5 vite për tu rikthyer në situatë normale .