Ulja e eksporteve. Panariti: Shenja e parë e gjunjëzimit të bujqësisë

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, e ka cilësuar alarmante uljen e eksporte të mallrave. Me anë të një postimi në Facebook, Panariti shkruan se kjo është simptoma e parë e gjunjëzimit të bujqësisë dhe fshatit.

Ja çfarë shkruan Panariti:

Renia e eksporteve , simptoma e parë e gjunjezimit të bujqësisë dhe fshatit. . Pa mbështetje, pa vemendje, pa struktura ,filloi rreshqitja e bujqesise pas kater vitesh rritje të pandaleshme të saj. Eksportet bujqesore bien pas vitesh të tera rritje. Ne vitin e shkuar, u permbys bilanci negativ eksport import per fruta perimet dhe për herë të parë eksportet i kaluan importet. U desh vetem një vit për ta permbysur këtë trend dhe jemi serish ne deficit. Çfarë ti japesh, do të marresh! Cte mbjellesh do te korresh…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?