Ulja e notës mesatare në 6.5, Rektorët shprehen pro. Disa degë rrezikonin mbylljen

Ulja e notës mesatare në 6.5 për pranimet në Universitet, nga rektorët shihet si pozitive për degët të cilat rrezikonin të mbylleshin. Së bashku me uljen e pragut hyrës në universitete, shumë shpejt pritet të miratohet edhe mbështetja me bursë për studentët që do të zgjedhin të studiojnë në agronomi, zooteknikë, peshkim dhe inxhinieri pyjesh.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për uljen e notës mesatare për pranimin e studentëve në disa degë. Sipas vendimit të qeverisë, nga 7.5 nota mesatre e pranimit në universitet ulet në 6.5.

Ky ndryshim i notës mesatare përfshin vetëm maturantët që nuk duan të bëhen mësues. Maturantët që përfundojnë arsimin e mesëm, minimalisht me notë mesatare 6.5, mund të aplikojnë për programe studimi të gjuhëve të huaja, si dhe për disa programe të tjera që kanë synim profesione të ndryshme, përveç mësuesisë.

SHKARKO APP