Ulja e tensioneve në veri të Kosovës, NATO: Ndërhyjmë për të garantuar lirinë e lëvizjes
NATO ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa tha se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.
“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre. NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.