Ulje e moshës mesatare dhe pensione të parakohshme në Polici

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku kërkoi po ashtu edhe rritjen e parametrave mesatarë të dijes dhe fizikut të punonjësve të terrenit dhe rritjen e numrit të efektivëve në terren. Rama kërkoi vijimin e revolucionit teknologjik në Policinë e Shtetit, ndërsa u shpreh se ka ardhur koha për të strukturuar sipas standardeve europiane mekanizmat e shërbimeve inteligjente të vendit. “Të kërkosh më shumë nga Policia e Shtetit sot është domosdoshmëri që duhet të bëhet paralelisht me një mbështetje më të madhe financiare, logjistike dhe ligjore për Policinë e Shtetit”, tha Rama. Kryeministri veçoi finalizimin e procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë në kryerjen e detyrës, ndërsa shtoi se sulmi ndaj policisë, goditja, prekja me dorë dhe kundërshtimi i saj, do të konsiderohen vepra penale të dënueshme me burg. “Të tilla janë edhe pengimet e rrugëve dhe punimet në toka publike. Asnjë kundërshti nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e të gjithë njerëzve në rrugët e vendit ose investimet publike”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?