Ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por, sipas Metoalb në vijim parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe jugore të vendit duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 3 km/h duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2-3 ballë.

SHKARKO APP