Ulqin, digjet autobusi me turistë shqiptarë

 

Një autobus me 52 turistë shqiptarë, që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar, teksa sipas policisë dyshohet për shkak të një defekti teknik të automjetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë përsonat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia malazeze ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?