Ulqinaku: Ata që e kanë kaluar Covid-in janë të mbrojtur 6 muaj deri në 2 vite

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku u shpreh se vaksina Pfizer ka një efektshmëri deri në 94% ndërsa ata që e kanë marrë Covid-in janë të mbrojtur 6 muaj deri në 2 vite.

Dritan Ulqinaku: Deri në 94% efektshmëria e vaksinës Pfizer. Ata që e kanë marrë Covid-in janë të mbrojtur 6 muaj deri në 2 vite. Ata që riinfektohen e kalojnë shumë më lehtë virusin.

Imunizimi natyral është vaksina më e mirë. Nuk duhet të ulim vigjilencën. Këta janë muajt më të vështirë, mund të kemi një rritje përsëri të infektimeve nga “shthurja” e ditëve të festave.

SHKARKO APP