Ulqinaku: Të përgatitemi për lehtësimin e masave

Epidemiologu Dritan Ulqinaku, thotën se trendi i të prekurve në vendin tonë me virus nuk po rritet dhe kjo do të mundësojë lehtësimin e masave. Sipas Ulqinakut, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të mbajmë ende distancën nga njëri-tjetri. “Trendi nuk po rritet dhe vatrat janë familjare. Tani duhet të përgatitemi për lehtësimin e masave. Distancimin social duhet ta mbajmë sepse virusi nuk po tregon shenja zhdukjeje, por duhet të rinisim aktivitetet e domosdoshme. Frika më e madhe që kishim ishte asfiksimi i sistemit shëndetësor, por kjo nuk ka ndodhur në vendin tonë”. Sipas tij, kur të zbuten masat, do të bëhet testimi i disa target grupeve siç janë shtëpitë e të moshuarve, të burgosurit dhe mjekët.

SHKARKO APP