Ulsi Manja: Në një kopsht fëmijësh u ndërtua pa leje sepse është në zonë bregdetare. Kemi kallëzuar në SPAK disa persona
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për shtyp ka bërë publike dy raste të abuzimit me pronat, të denoncuar nga qytetarë.
Rasti i parë, tha ministri ka të bëjë me njësinë administrative ISHEM, Durrës, ku është legalizuar një vend brenda një kopshti publik.
“Ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, është shtuar një kat, aty ku mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Legalizimi është bërë në mënyrë abuzime, zyrtarët që do të denoncohen sot në SPAK e kanë marrë legalizimin për privatin. Kemi dërguar në prokurori 6 persona, punonjës aktual e jo vetëm . Me veprimet e tyre shpërdoruan detyrën në mënyrë flagrante”, tha Manja.
Ndërsa rasti i dytë i përket drejtorisë rurale 2.
“Në kartelën manuale të pasurive, prona rezulton shtet, ndërsa rezulton në emër të një qytetari i cili nuk ka bërë kërkesë. Në listën e trojeve, kjo pasuri një herë është në emër të një qytetari, një herë shtet, një herë në emër të një qytetari tjetër. Janë kryer veprime për sekuestrimin e tokës. Të gjitha këto janë kryer nga një person i vetëm. I njëjti person që ka kryer të njëjtat gjëra për të regjitruar pronat. Këto raste janë të parat për të cilat njësia antikorrupsion ka përfunduar hetimet, janë firmosur kallëzime. Për rastin e Ishëm, ka të bëjë me faktin se është në zonë bregdetare”, tha ministri më tej.
KOHA JONË SONDAZH

