Ulsi Manja: Vetting edhe për noterët, çuam projektligjin në kuvend
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha për mediat pas mbledhjes së qeverisë se kanë kaluar në Kuvend një projektligj për noterët.
Ndryshimet në këtë projektligj, tha Manja, parashikojnë një lloj vetingu për noterët, për të verifikuar për lidhje të dyshimta me persona nga bota e krimit.
“Ne sapo kaluam projektligjin për noterin, një nismë shumë e rëndësishme për profesionin e noterit, që lidhet dhe me besueshmërinë e publikut te ky shërbim.
Edhe noterët tashmë do t’i nënshtrohen vetingut për lidhje me krime apo të korruptuar.
Pjesë e shërbimit nuk mund të jenë dhe s’do të jene ata që janë në listën e personave që ushtrojnë detyrën kundër ligjit pastrimit të parave dhe terrorizmit.
Përcaktohen kritere të reja për pranimin në këtë profesion, siç është në magjistraturë, përcaktohet edhe heqja e licensës siç ndodh edhe për gjyqtarët e prokurorët.
Ndryshimet që do paraqesim forcojnë integritetin e noterit dhe rrisin besueshmërinë e publikut te kjo hallkë. Ndryshimet jo vetëm përcaktojnë ndryshimet , por është një sistem vettingu, verifikim me kontakte të papërshtatshëm apo lidhje me krimin.
Ligji për noterim, ka përcaktuar dhe filtrimin për këtë gjë, është ministria e drejtësisë që do e bëjë filtrin për këtë gjë“, tha ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
KOHA JONË SONDAZH

