Ultimatum nga BE për kandidatët? Rama: Dëgjova veç vlerësime për Shqipërinë, këtu prodhohet baltë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përjavshme me temë “Ekonomia në Fokus”, me gazetarët ka komentuar edhe vizitën e djeshme në Bruksel. I pyetur nëse ndjeu përgjegjësi për ultimatumin nga zyrtarët e BE së për kandidatët në zgjedhjet e 25 prillit që duhet të jenë me integritet, Rama tha se nuk kishte asnjë lloj ultimatumi, duke shtuar se nga kjo vizitë ka dëgjuar vetëm vlerësime.

”Vetëm faktet nuk janë opinione edhe koncepti i fakteve alternative për të njëjtat fakte është një koncept i cili ka hyrë së fundmi në shoqërinë njerëore, si rezultat i lajmeve të rreme. Në Bruksel nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, kam dëgjuar vlerësime pozitive për Shqipërinë, siç i dëgjuan të gjithë ata shqiptarë dhe shqiptare.

Në referencën që ti bëre ka një gabim në objekt, ajo është një referencë e shkruar, e stër diskutuar për një kohë të gjatë, s’kam dëgjuar asnjë ultimatum dhe më vjen mirë që koha tregoi që unë kisha të drejtë për reformën zgjedhore dhe që reforma zgjedhore ka marr vlerësim maksimal, bazuar edhe në opionin e Komisionit të Venecias.

Nëse ka pasur në Bruksel diçka që ka kërcitur njësoj siç kërcet një derë e vjetër në sfond kur luhet një koncert në sallë ka qenë ndërhyrja e koleges tuaj, një ndërhyrje e pavend, e padobishme, turpëruese për kategorinë e gazetarëve, për ju dhe për ne.Bazuar në fakte alternative të botës paralele dhe në një kontrast turpërues për mua që isha aty me kolegen tuaj tjetër nga Maqedonia e V. që në atë vend foli për vëndin e vet, nuk i ra vendit të vet me baltë”.-tha Rama.

SHKARKO APP