Ultimatumi i Ramës për Policinë, Dylgjeri: Do kërcasi gjoba, druri e huri
100 ditë kohë u ka lënë policisë kryeministri Edi Rama, kjo për të gjetur të infiltruarit që kanë lidhje me kriminelët. Gazetari Ylli Dylgjeri, thotë se drejtorët do të jenë në garë për gjoba, dhe për të do të kërcasë druri dhe huri. ”Në fillim, kur erdhi Rama në qeverisje, na kërkoi 300 ditë për rendin. I morri. I punoi. Dështoi. U qelb vendi në kanabis. Kaluan me pas mijra dite te tjera. U ndruan Ministra e Drejtore serisht. U mbyt vendi në krim. Si të mos mjaftonin ditët na del sot e kërkon prap 100 ditë për të vendosur rendin”,-shkruan Dylgjeri.
Postimi i plotë
Vetëm 100 ditë dhe e bëjnë Shqipërinë dritë!
Në fillim, kur erdhi Rama në qeverisje, na kërkoi 300 ditë për rendin. I morri. I punoi. Dështoi. U qelb vendi në kanabis. Kaluan me pas mijra dite te tjera. U ndruan Ministra e Drejtore serisht. U mbyt vendi në krim. Dhe si të mos mjaftonin ditët na del sot e kërkon prap 100 ditë për të vendosur rendin!
Me kë flet ky? A e dëgjoj kush? Pse kërkon 100 dite? Ky pislleqet i bën edhe natën. Apo, të dëgjojnë drejtorët? Susss! Drejtorët o popull jane bërë mjeshtra. Ja kanë ngrenë me kohë mishin, ja kanë pirë lëngun dhe tani po i lëpijnë kockën.
Pse do të thoni? I gjithe inventari i drejtoreve të Policisë me grada të larta nuk janë më shume se 35-40 vetë. Dmth: 12 drejtorë shkarkohen,12 emrohen, dhe 12 të tjerë rrinë ne karikim, Kaq është numëri në koshin ku perzgjidhen. Aq grada kanë dhënë. Nuk ka të tjerë.
Nuk ka edhe fond page. Mirëpo edhe këto që janë në kosh, po tu hapësh dosjet në SHÇBA janë të gjithë me njolla. Pasi i vertisin duke pritur pazarin, i emrojnë si qershitë e Nastradinit ky kalon se është permjere më pak, ky nuk kalon se është ndyrë më shumë, e keshtu sa bëhen 12 drejtore, per tu takuar në mbledhjen me Kryeministrin. Këtë herë janë fringo. Vene dhe maska! Haaaaaaaaaaaa! Ato me maska kane qene. Po nejse.
Fillojme. 100 dite prap. Koha filloi. Milet. Dëgjoni e mbani vesh: Këto 100 ditë do bëhet nami. Drejtoret janë në garë. Do kërcasi gjoba, druri, huri, do te prishet murri dhe burri. Do merret në fund flamuri. Kaq kisha. Takohemi pas 100 diteve.