Ultrasit serbë zbarkojnë në Tiranë, nisin provokimet

Edhe pse duhen akoma shumë ditë që të zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensioni ka nisur të ndjehet, sidomos në mediat sociale.

Kjo foto ka nisur të qarkullojë së fundmi dhe tregon se në tabelat treguese të Tiranës kanë nisur të vendosen disa ngjitëse të grupimit të tifozëve serbë "Grobari".

Ultrasit e këtij grupimi mbështesin Partizanin e Beogradit.

Ata njihen për marrëdhënie të mira me PAOK në Greqi dhe CSKA e Moskës në Rusi.

Ky grupim ishin të pranishëm në ndeshjen e 14 tetorit të luajtur në Beograd një vit më parë në kryeqytetin serb.

Ata kanë lënë shenjat e tyre në tabelat e qytetit të Tiranës, duke paralajmëruar se më 8 tetor do të jenë gati për … sherr.

SHKARKO APP