Unaza/ ARRSH miraton projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja loti 1”.

Projekti i paraqitur nga Bashkia e Tiranës dhe përcjellë nga ana e Ministrisë, pas disa seanca konsultash me grupin e projektueseve të Bashkisë Tiranë u miratua në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Sipas njoftimit në projektimin e këtij kryqëzimi shumë të rëndësishëm për qytetin e Tiranës si dhe për gjithë Shqipërinë janë ruajtur të gjitha standarde e projektimit të një rruge të tipit A, si dhe duke realizuar një lëvizje më të mirë për trafikun lokal si dhe atë pedonal të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, sipas njoftimit, projekti i sheshit “Shqiponja” vjen me qytetarët në fokus, duke u zhvilluar i gjithi në 3 nivele nëntoke për t’u aksesuar në nivelin e rrugës nga kalimtarët, autobusët, biçikletat dhe i është dhënë një rëndësi të veçantë gjelbërimit dhe aredimit urban.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?