“Unaza”/ Banorët-Lleshajt: Liro Arturin, që e arrestuat sot, ndryshe në 6 do rrethojmë Komisariatin!

Banorët e “Unazës së Re” janë mbledhur sërish mbrëmjen e e kësaj të shtune për të protestuar kundër projektit korruptiv të qeverisë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i rrugës. Tashmë në ditën e 80 të protestës së tyre, ata kanë bllokuar rrugën kryesore, teksa kërkuan me thirrje revoltuese anulimin e projektit, duke e cilësuar këtë të fundit si të jashtëligjshëm dhe korruptiv.

Teksa kanë marrë shkas nga shkarkimi i Afrim Qendros nga detyra e kreut të ARRSH-së, ata i kanë bërë të qartë kryeministrit Edi Ramës se i ka ardhur ora për t’u larguar nga pushteti. Gjithashtu, ata denoncuan arrestimin e nje banori mengjesin e sotem.

“I bëjmë thirrje edhe këtyre drejtorëve të rinj lërini rehat njerëzit, nxirrini njerëzit tanë nga burg, dhe nëse keni ndonjë qëllim tjetër, hajdeni bujrum, hunjtë i kemi gati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lironi Arturin që e keni marrë te shtëpia sot në mëngjes. I bëj thirrje këtij ministrit, si e ka ky: Lleshaj – Liro Arturin, ndryshe në orën 6 do vijmë te Komisariati”- u shpreh njëri nga banorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/234260640826616/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?