Unaza e Madhe, Veliaj: “Astiri” qe një kauzë false, kauzat e rreme bien si ngrehinat pa leje
Pas shembjes së ndërtesës së fundit te “Ish-Shqiponja”, nis puna për ndërtimin e Unazës së Madhe në 100 vjetorin e Tiranës kryeqytet!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se kauzat e rreme bien, ashtu sikurse ngrehinat pa leje.
“Astiri qe nje kauze fallco partish te lodhura, kunder Tiranes qe ka nevoje per rruge, sheshe, teatro e parqe! ?? Pas nderteses se fundit, nis puna per Unazen e Madhe ne 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet! FORCA! “, deklaron Veliaj.