Unaza e Re, PD: Kompania DH Albania 15 mln euro tendera
Partia Demokratike ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me projektin për Unazën e Re, ku u zbulua edhe skandali me kompaninë DH Albania. Në një dalje publike nga selia blu, Dorian Teliti, Këshilltar për Ekonominë në PD tha se viti 2018 ishte një ndër vitet më të këqija të qeverisë ‘Rama’.
Sipas PD-së kompania DH Albania u regjistrua në korrik dhe mori 15 milionë euro tendera.
“Viti 2018 ishte nder vitet me te këqija te qeverise Rama. Mbi 15 mije biznese te mbyllura ne nje vit. 62% biznese te mbyllura me shume se ne 2017. Bizneset e ndershme nuk i rezistuan dot taksave. Kompania DH Albania u regjistrua në korrik dhe mori 15 milionë euro tendera”, tha Teliti.
KOHA JONË SONDAZH

