“Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mirë”, Brataj prek me dedikimin për mjekun që Covidi i mori jetën
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj ka prekur me dedikimin për dr. Astrit Haziri, i cili humbi betejën me Covid-19.
Brataj ka shkruar se ka humbur shokun e shkollës dhe një koleg të mirë, teksa i ka dërguar edhe ngushëllimet e tij familjes.
“Ngushëllime familjes
Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë” shkruan Brataj.
Mjeku Astrit Haziri humbi jetën si pasojë e Covid-19, teksa e ushtronte profesionin e tij në Kukës. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, 54 vjeçari ishte nisur drejt Turqisë për një kurim më të specializuar por fatkeqësisht nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19.