“Unë Jam Klodiani”, të rinjtë shqiptarë në Turqi mbajnë marshim paqësor në Stamboll
Unioni Studentor shqiptaro-turk ka mbajtur ditën e sotme një marshim paqësor për vrasjen e Klodian Rashës duke ecur drejt Konsullatës së Përgjithshme shqiptare në Stamboll. Duke mbajtur në duar pankartat “Unë Jam Klodiani” dhe foton e të riut që u vra nga policia shqiptare, ata u solidarizuan me protestat që po bëhen tashmë prej 6 ditësh në vendin tonë.
Faqja e unionit studentor në Turqi ka publikuar foto nga tubimi duke falenderuar pjesëmarrësit dhe ata që kanë shprehur mbështetje virtuale.
“Unioni Studentor Shqiptar-Turqi organizoi diten e sotme, me date 14.12.2020, Marshimin Paqesor drejt Konsullates se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise ne Stamboll duke iu bashkuar keshtu levizjeve solidarizuese qe po behen cdo dite ne sheshet e cdo qyteti ne Shqiperi, por edhe atyre ne qytetet me kryesore te botes nga diaspora shqiptare, me qellimin e vetem per te rritur ndergjegjesimin ndaj respektimit te te drejtave themelore te njeriut dhe per te denuar terrorin dhe dhunen e ushtruar nga forcat e rendit.
Falenderojme pjesemarresit dhe te gjithe ata qe shprehen mbeshtetjen e tyre virtuale per organizimin e kesaj veprimtarie ne pamundesi per te marre pjese si shkak i kufizimeve te vendosura ne kuader te mbrojtjes ndaj COVID-19″, thuhet në njoftim.
/abcnews.al