“Unë jam kosovar”, Berisha: Fushata e çmendur e Edi Ramës kundër ish-liderëve të UÇK-së
“Unë në radhë të parë jam kosovar”, tha Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp, ku analizoi dhe komentoi të gjithë fjalimin Edi Ramës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku tha se Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale. Po ashtu e cilësoi si fushatë të çmendur kundër ish-liderëve të UÇK-së.
”Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë. Nëse presidenti i një vendi u arrestua pothuajse në avion, që nuk ka ndodhur kurrë, në mënyrën më të pamerituar, kjo ndodhi për shkak të fushatës anti-gjykatë të Ramës dhe Baton Stanishiçit.
Absolutisht, shërbimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë. Kjo me të gjitha, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare.
Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë. Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë. Unë në radhë të parë jam kosovar. Kurse Edi Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale”,-tha Berisha.