‘Unë kam bërë marrëveshje me Ramën”, Bylykbashi: Paguam me djegien e mandateve
Sërish mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës mund të ketë marrëveshje. Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi thotë se vetë ai ka bërë marrëveshje me Ramën, por që PD pagoi me djegien e mandateve.
Bylykbashi shtoi se interesi madhor publik dhe i opozitës është një sistem i ri zgjedhor, jo rikthimi te sistemi i vjetër sikurse është deklamuar publikisht nga lidershipi i PD-së.
”Unë kam bërë negociata dhe marrëveshje me Ramën dhe kam dalë me sukses në llogari të PD-së. Në ato kohë kur mandatohesha nga Berisha piketat ishim më të qarta. Në negociata na është bërë e qartë nga ndërkombëtarët se duhet të paguanim çmimin për djegien e mandateve. Në atë marrëveshje numërimi ishte shumë i pastër. Kemi një proces që ka funksionuar mirë, por jashtë procesit zgjedhore ka ndodhur presioni, blerja e votës dhe përdorja e fondeve qeveritare”.